Shfrytëzonin fëmijën për klikime në TikTok, prokuroria kërkon 5 vite burg për babain dhe gjyshen

Shfrytëzonin fëmijën për klikime në TikTok, prokuroria kërkon 5 vite burg për babain dhe gjyshen

Prokuroria e Beratit ka dhënë pretencën për Armand Kumarakun dhe Natasha Rombollën, të akuzuar për veprën penale të “keqtrajtimit të të miturit”. Për Armand Kumarakun, Prokuroria ka kërkuar edhe dënimin plotësues, ‘Humbjen e përgjegjësisë prindërore’. Gjyshja dhe babai i 10 vjeçarit, akuzohen se kanë keqtrajtuar 10-vjeçarin, kanë komunikuar me fjalë banale me të miturin dhe e kanë detyruar dhe të, të flasë në të njëjtën mënyrë në rrjetet sociale ‘Youtube’ dhe ‘TikTok’. Prokuroria nënvizon se gjyshja dhe babai kanë kryer veprime të cilat konsistojnë në keqtrajtim fizik dhe psikologjik të të miturit dhe detyruar këtë të fundit për të kryer...
Burimi: Argjiroja.net