Shfaqet filmi “Delegacioni” i Bujar Alimanit në Reims të Francës

Shfaqet filmi “Delegacioni” i Bujar Alimanit në Reims të Francës

Në kinemanë e qytetit të Reimsit, në Francë, mbrëmjen e djeshme u shfaq filmi shqiptar “Delegacioni” (Le Dernier Prisonnier), me regji të Bujar Alimanit. Aktiviteti u bë i mundur falë bashkëpunimit me Përfaqësinë e Komisionit Evropian në Francë dhe shoqatën “7ème Œil”, në prani të Ambasadorit të Shqipërisë në Francë, Dritan Tola, të ambasadores së Malit të Zi në Francë, Dubravka Lalović, si dhe të Jessica Larsson, zëvendësdrejtuese e Përfaqësisë së Komisionit Evropian në Francë. Filmi i Bujar Alimanit sjell një histori prekëse, ngjarjet e së cilës zhvillohen në Shqipërinë e tetorit të vitit 1990, në muzgun e diktaturës komuniste dhe në prag të ndryshimeve demokratike. Në vitin 1990, një delegacion evropian mbërrin në Tiranë për të vëzhguar reformat e ndërmarra nga regjimi komunist. Në...