Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Sherri në Shkodër, identifikohet i lënduari dhe autori 28-vjeçar
Janë identifikuar personat e përfshirë në një sherr me thika ditën e sotme në zonën “Ish Dega” në Shkodër, ku u plagos me thikë një 42 vjeçar. Sipas infrmacioneve të para nga policia, i lënduar ka mbetur 42-vjeçari Brigel Bizi, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve. Ndërkohë u bë kapja dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme i shtetasit Bledar Bylybashi, 28 vjeç, autori i dyshuar të ngjarjes.