Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Sherri me sende të forta në Tiranë, policia jep detaje! Kush është 19-vjeçari i plagosur
👁11308
Policia ka njoftuar përmes një reagimi zyrtar se nga sherri me sende të rënda ka mbetur i plagosur 19-vjeçari Kristi Fufi, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Tiranë/Informacion paraprak. Rreth orës 19:15, në Farkë, në afërsi të një kompleksi, persona ende të paidentifikuar janë përfshirë në një konflikt dyshohet me sende të forta. Si pasojë është dëmtuar shtetasi K. F., rreth 19 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit si dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt.