Sherri i gjyqësorit me qeverinë për pagat, Spahiu: Një debat mediatik artificial
Juristi Kreshnik Spahiu thotë se përplasjet mes sistemit gjyqëror me qeverinë për pagat e magjistratëve, janë në thelb një debat mediatik artificial, për qëllime të caktuara. Sot përfaqësuesit e magjistratëve vendosën ta çojnë betejën për pagat në Gjykatën Kushtetuese, ku kanë kërkuar pezullimin dhe shfuqizimin e formulës së re të pagave të miratuar nga Kuvendi. “Fakti që në këtë proces është palë gjyqësori, nuk do të thotë që sistemi duhet të shpikë një arbitër të ri. Qeveria dhe pushteti legjislativ të enjten e fundit duhet të kishin gjetur një zgjidhje. Kishte një premtim që do të ishte reflektuar formula e re e pagave. Unë kam pritur që të kishte një zgjidhje politike, juridike e kushtetuese. Në referencë edhe të rekomandimeve të Kushtetueses, në tërësinë e...
Burimi:
kohajone.com