
Sherri i dhunshëm në Tiranë, tre persona bëjnë për spital 39-vjeçarin! Lëndohet edhe një i ri që ndërhyri për t’i ndarë!
👁2190
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit B. P., 34 vjeç dhe Xh. M., 32 vjeç. Po ashtu blutë e kryeqytetit referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. M., 22 vjeç. Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se për motive të dobëta kanë dhunuar fizikisht një 39-vjeçar, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Gjithashtu, këta shtetas i kanë shkaktuar dëmtime të lehta dhe një 29-vjeçari, i cili ka ndërhyrë për të shuar konfliktin. Top Channel
Burimi:
Top-Channel.tv