Sherr për vendin e parkimit në Ksamil, disa në spital dhe disa në Polici

Sherr për vendin e parkimit në Ksamil, disa në spital dhe disa në Polici

Sherr për vendin e parkimit në Ksamil, të përfshirë shtetas turq dhe një banor vendas   Një sherr mes disa personave është regjistruar mbrëmjen e së premtes në Ksamil. Sipas informacioneve paraprake, në konflikt janë përfshirë disa shtetas turq dhe një banor i Ksamilit, ndërsa shkak dyshohet të ketë qenë një vend parkimi.   Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka shoqëruar disa persona drejt Komisariatit të Sarandës. Ndërkohë, të lënduarit po marrin ndihmë mjekësore në spital.
Burimi: Sarandaweb.net