Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Sherr mes të rinjve në Itali, plagoset me thikë në gjoks dhe në bark 20-vjeçari shqiptar
Një 20-vjeçar shqiptar është goditur me thikë këtë të enjte në Itali. Ai ka marrë plagë në gjoks dhe në bark. Sipas mediave italiane, në qytetin e Rovigos ka ndodhur një sherr mes dy të rinjve, përleshje me thika në rrugën pranë qendrës së qytetit. I riu ndodhet aktualisht në spitalin e Rovigos nën kujdes mjekësor, në gjendje të qëndrueshme, megjithëse plagët janë në zona të ndjeshme të trupit. Sipas të dhënave të para, konflikti kishte nisur si një takim për “sqarim” midis dy të rinjve, një shqiptar dhe një rumun, të dy rreth të njëjtës moshë, por ka përfunduar...