Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Sherr mes dy familjeve në Has, burrë e grua përfundojnë në spital
👁9724
Burrë e grua kanë përfunduar në spital këtë të martë në Has. Policia njoftoi se ata u konfliktuan me një person tjetër dhe familjarë të këtij të fundit. Arsyeja? Motivet e pronësisë. Ngjarja u regjistrua në fshatin Tpla. Ndërkohë autoritetet thonë se burrë e grua po marrin mjekim në spitalin e Hasit. Ndërkohë shtetasit e përfshirë në konflikt janë shoqëruar në komisariat për veprime procedurale.