Sherr mes disa personave në Kurbin, plagoset me thikë një 30-vjeçar

Sherr mes disa personave në Kurbin, plagoset me thikë një 30-vjeçar

Një sherr mes disa personave ka ndodhur në Kurbin, ku dyshohet se janë përfshirë dy vëllezër dhe dy shtetas të tjerë. Si pasojë e konfliktit, një 30-vjeçar ka mbetur i plagosur me mjet prerës. Ai është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe po ushtron kontrolle në zonë për të kapur personat e përfshirë në ngjarje. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat dhe motivet e konfliktit.
Burimi: Sot.com.al