Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Sherr mes adoleshentësh në Maliq, 14-vjeçari godet me thikë 15-vjeçarin
👁12165
Një sherr mes dy adoleshentëve në Maliq ka agravuar në përdorimin e thikës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:40, në fshatin Sheqeras, Maliq. Sipas policisë, adoleshenti i plagosur po merr mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën. “Rreth orës 13:40, në fshatin Sheqeras, Maliq, një 14-vjeçar ka dëmtuar me mjet prerës thikë një 15-vjeçar, i cili po merr mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”-njofton policia. Top Channel