Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Sherr me sendet të forta në Shkodër, i plagosuri përfundon në spital
Një incident është regjistruar pasditen e sotme, ku një person ka mbetur i plagosur me sende të forta në qytetin e Shkodrës. Korrespodenti i Top Channel, Klodian Zhivani raporton se ngjarja ka ndodhur para pak minutash në zonën e njohur si “Ish Dega”. Pas përplasjes fizike, autori i dyshuar, 28 vjeç, ka goditur me hekur 42-vjeçarin. Autori është shoqëruar ne komisariat ndërsa i plagosuri është ne spitalin e Shkodrës. Top Channel