Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Sherr i dhunshëm/ Klienti përplaset me kursantin në berberhane, plagos me thikë këtë të fundin
Një sherr i dhunshëm ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Vlorës, konkretisht në lagjen ‘Pavarësia’, në zonën e njohur si Aleksandria. Raportohet se ngjarja ka ndodhur brenda një berberhaneje, ku një përplaje verbale mes kursantit dhe një klienti ka degraduar në përdorimin e thikës. Si pasojë e konfliktit të çastit, i plagosur ka mbetur 25-vjeçari M.Shaka, i cili është transportuar me urgjencë drejt spitalit nga ambulanca. I riu ishte kursant në berberhane dhe është goditur nga klienti gjatë orarit të punës. Zona u rrethua nga forcat e rendit dhe po merren dëshmi nga personat që ndodheshin aty...