“Shërbimi ndaj qytetarëve, thelbësor”- Kreu i Gjykatës së Lartë pret ambasadoren e Holandës: Në fokus bashkëpunimi në drejtësi!
Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, priti në një takim ambasadoren e re të Holandës në Shqipëri, Marleen Monster, me të cilën diskutoi mbi progresin e institucionit, forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe shkëmbimin e përvojave në fushën e drejtësisë. Gjatë takimit, ambasadorja Monster vlerësoi ecurinë pozitive të Gjykatës së Lartë dhe shprehu gatishmërinë për të vijuar mbështetjen ndaj institucionit. Ajo theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me Gjykatën e Lartë të Holandës, me synim forcimin e kapaciteteve institucionale dhe shkëmbimin e praktikave më të mira. Nga ana e tij, kryetari Sokol Sadushi nënvizoi se, pavarësisht sfidave, Gjykata e Lartë po vijon përpara me hapa të sigurt dhe me përmirësime të qëndrueshme. Ai vuri theksin te rëndësia e ruajtjes së rezultateve të arritura, veçanërisht në...
Burimi:
javanews.al