Shënoi gol kundër Arsenalit dhe përjashtohet prapë, çudia ndodh me lojtarët e Shqipërisë
Shqipëria ka publikuar sot listën për katër ndeshjet që do të zhvillojë, por entuziazmi nuk është ai i ndeshjeve të kaluara. Kjo lidhet edhe me formën e keqe të lojtarëve të Shqipërisë, ku askush për momentin nuk po arrin të emocionojë tifozët. Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë bërë destinacioni i ri për shqiptarët, ndërsa ka edhe raste si i Anis Mehmetit, që e bëjnë situatën akoma më të zymtë. Mehmeti kaloi me bujë nga Bristol City te Ipsëich dhe pasi shkoi në Premier League, u përjashtua nga ekipi. Mehmetit iu kërkua të largohej, ndërsa shqiptari kërkoi të qëndronte për të bindur klubin për aftësitë e tij. Ftesa u pranua dhe Mehmeti shënoi gol kundër Arsenalit në Kupë. Por pavarësisht këtij goli, Mehmeti...
Burimi:
sportekspres.com