SHËNIM/ Pedagogët “harrojnë” studentët pas 24 tetorit! Çfarë ndodhi me protestën e orës 10:00?

SHËNIM/ Pedagogët “harrojnë” studentët pas 24 tetorit! Çfarë ndodhi me protestën e orës 10:00?

Një javë më parë, sindikata e pedagogëve njoftoi se do t’i bashkohej protestës së studentëve, ndërsa premtoi se do të marshonte çdo ditë në orën 10:00 nga Universiteti Politeknik drejt Kryeministrisë. Por kjo rutinë duket se është thyer pas 24 tetorit, që ishte dhe dita kur protesta degjeneroi edhe në disa nga episodet më serioze të dhunës në rrugë kundër policisë dhe djegies së institucioneve dhe bizneseve, ndërsa protestues të maskuar jo vetëm u strehuan në selinë e Partisë Demokratike, por u panë ta përdornin atë edhe si bazë logjistike të tyre. Nga e shtuna, diçka ka ndryshuar në rutinën e protestës së pedagogëve. Ndërsa një grup i tyre u shfaq sot para Ministrisë së Arsimit për të denoncuar dhunën e përdorur nga policia, rituali...