Shëndetësia në burgje në alarm? Raporti i KLSH-së: Gratë në Pojskë pa gjinekolog, të miturit në Kavajë pa pediatër

Shëndetësia në burgje në alarm? Raporti i KLSH-së: Gratë në Pojskë pa gjinekolog, të miturit në Kavajë pa pediatër

foto ilustruese TIRANË- Mungesa e mjekëve specialistë në institucionet e vuajtjes së dënimit është një problematikë e evidentuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH). Sipas raportit të KLSH, në burgun e grave në Pojskë, ku sipas të dhënave statistikore të sistemit të burgjeve për Shtator 2026 rezultojnë qëndrojnë 32 të paraburgosura dhe 25 të dënuara, nuk ofrohen shërbime gjinekologjike. IEVP Pojskë si institucioni i vetëm për gratë e dënuara ka përgjegjësinë për të siguruar një shërbim shëndetësor të organizuar dhe efektiv, i cili t’u përgjigjet nevojave specifike të kësaj kategorie. "IEVP Pojskë është institucioni ku trajtohen gratë e dënuara dhe të paraburgosura, dhe për shkak të profilit të veçantë të popullatës që trajton, institucioni duhet të sigurojë akses në shërbime të përshtatura me nevojat specifike shëndetësore...