Shëndetësia ‘falas’ e Ramës/ Eskiu: Shqiptarët paguajnë nga xhepi 48.3% të faturës, më shumë se çdo Europian
Sekretarit për Aksionin Qytetar në PD, Erges Eskiu deklaroi në një dalje për mediat se, shifrat e Eurostat tregojnë se shqiptarët paguajnë nga xhepi 48.3% të faturës së shendetit, më shumë se çdo popull tjetër në Europë. “Kjo nuk është shëndetësi falas, por sistemi zhvatës ku qytetarët paguajnë tri here”, deklaroi Eskiu. Deklarata e Sekretarit për Aksionin Qytetar në PD, Erges Eskiu: Shqiptarët paguajnë drejtpërdrejt nga xhepi 48.3 për qind të të gjitha shpenzimeve për shëndetin, përqindja më e lartë në Europë. Ky është realiteti pas propagandës 13-vjeçare të Edi Ramës për të ashtuquajturën ‘shëndetësi falas’. Pothuajse gjysma e çdo analize, ilaçi, ekzaminimi apo trajtimi shëndetësor paguhet drejtpërdrejt nga qytetari shqiptar. Askund tjetër në Europë familjet nuk mbajnë mbi shpatulla një pjesë kaq të madhe...
Burimi:
syri.net