Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
SHËN SAVA NUK KA QENË SERB, POR RASIAN I DARDANISË MESJETARE
Shenjtori më i madh, që e nderojnë serbët për të tyre, ka qenë rasian, nga Rasia-Rasha-Racha e Dardanisë mesjetare, dinastia e Nemanjëve (nofka, llagapi Nemani nuk ka qenë mbiemër fisi apo dinastie, por titull fisnikësh mesjetarë, vasalë të Romës Lindore; që prejardhjen e ka nga fjala e lashtë pellazge-ilire, jo siç besohet gabimisht se vjen nga gjuha sanskritishte: namaste: vasal, i nënshtruar, i përulur, në shërbim të dikujt me pushtet më të fuqishëm). Ata që e njohin mirë historinë e lashtë, sidomos të Mesjetës, të Gadishullit Ilirik, e dinë se Shën Sava (sipas emrit kishtar), me emrin e lindjes Rasin Stefan Dushmani-Nemanja (në sllavisht: Rastko), asgjë të përbashkët nuk ka me serbët në veçanti, përveç përkushtimit të tij fetar si arkipeshkv, sikurse për të gjithë...