Burimi:
Diasporashqiptare.al

Foto © Diasporashqiptare.al
Shefja e UNMIK viziton Mitrovicën, premton përkushtim ndaj paqes dhe të drejtave
👁4235
Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe Shefja e Misionit të UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, zhvilloi një vizitë në rajonin e Mitrovicës, ku u takua me drejtues të institucioneve lokale dhe përfaqësues të shoqërisë civile.Gjatë vizitës së saj, znj. Ziadeh vizitoi administratën e Spitalit të Mitrovicës së Veriut, Kryetarin e Kryqit të Kuq, drejtues shkollash, si dhe organizata të shoqërisë civile, përfshirë edhe grupe të grave.Sipas njoftimit të publikuar nga UNMIK në rrjetin social X (ish-Twitter), në qendër të diskutimeve ishin zhvillimet e fundit politike, të sigurisë dhe ekonomike në rajon, me theks të veçantë mbi ndikimin e tyre...