Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura takon ambasadorin amerikan në Tiranë, ja detajet nga takimi

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura takon ambasadorin amerikan në Tiranë, ja detajet nga takimi

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjenerallejtënant Arben Kingji, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë edhe foto nga takimi, Kingji shkruan se gjatë takimit vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së në fushën e Mbrojtjes, veçanërisht në modernizimin e kapaciteteve operacionale dhe ushtarake të Forcave të Armatosura. Kingji shprehet se në takim theksoi gjithashtu angazhimin për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe forcimin e sigurisë kombëtare dhe kolektive. “Kënaqësi të zhvilloja një takim me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Sh.T.Z. Eric Wendt. Gjatë takimit, shpreha mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të partnerit tonë strategjik në fushën e mbrojtjes, veçanërisht...