Shefi i komisariatit të Delvinës pësoi djegie teksa tentoi të fikte zjarrin, Presidenti Begaj e viziton në QSUT

Shefi i komisariatit të Delvinës pësoi djegie teksa tentoi të fikte zjarrin, Presidenti Begaj e viziton në QSUT

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, vizitoi mbrëmjen e sotme në urgjencën e QSUT-së shefin e Komisariatit të Delvinës, komisar Agim Troci, i cili pësoi djegie në bark, krah dhe këmbë gjatë përpjekjeve për të ndihmuar në shuarjen e një zjarri në zonën e Senicës, Delvinë. Presidenti vlerësoi aktin e guximshëm dhe përkushtimin e komisar Trocit dhe dha një mesazh ndërgjegjësues për qytetarët: “Vlerësoj maksimalisht angazhimin e forcave zjarrfikëse, emergjencave civile, forcave të armatosura dhe pushtetit vendor në përballimin e kësaj situate të vështirë me temperatura shumë të larta. Ftoj qytetarët të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi – parandalimi fillon nga secili...