SHBA/ Zgjedhjet e mesmandatit nën tension, hetim në Alaskë dhe përplasje për 20 mijë vota në Kaliforni

SHBA/ Zgjedhjet e mesmandatit nën tension, hetim në Alaskë dhe përplasje për 20 mijë vota në Kaliforni

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka shtuar presionin ligjor në prag të zgjedhjeve të mesmandatit, duke nxitur një hetim penal për garën e Senatit në Alaskë dhe duke paralajmëruar se do ta çojë në Gjykatën e Lartë çështjen e më shumë se 20 mijë fletëve të votimit me postë në Kaliforni. Zgjedhjet e së martës, 3 nëntor, do të përcaktojnë nëse republikanët do të ruajnë kontrollin e Kongresit për dy vitet e fundit të mandatit të Trump. Në Alaskë, prokurorët federalë po hetojnë nëse bashkëpunëtorë të kandidates demokrate Mary Peltola kanë nxitur një ish-mësues në pension, Daniel J. Sullivan Jr., të kandidonte për Senat për shkak të ngjashmërisë së emrit me senatorin republikan në detyrë, Dan S. Sullivan. Prokurori federal në Alaskë, Michael Heyman,...