SHBA/ Tarifat ndaj Brazilit sjellin rritjen e çmimit të kafesë dhe lëngut të portokallit

SHBA/ Tarifat ndaj Brazilit sjellin rritjen e çmimit të kafesë dhe lëngut të portokallit

Konsumatorët amerikanë mund të përballen me rritje të ndjeshme çmimesh për produkte bazë si kafeja apo lëngu i portokallit, nëse vazhdon plani i tarifave 50% mbi importet nga Brazili. Kështu paralajmërojnë tregtarët dhe analistët ekonomikë. Ekspertët vlerësojnë se kjo tarifë, e cila do të hynte në fuqi më 1 gusht, do të ndërpresë praktikisht furnizimin me kafe braziliane drejt SHBA-ve, pasi as eksportuesit brazilianë dhe as blerësit amerikanë nuk do të jenë në gjendje të përballojnë koston shtesë. Aktualisht, SHBA importon rreth një të tretën e kafesë së konsumuar nga Brazili, që vetëm vitin e kaluar eksportoi 8.14 milionë thasë...
Burimi: Syri.net