Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
SHBA paralajmëron për kërcënim të menjëhershëm nga Kina ndaj Tajvanit! Hegseth thirrje Azisë: Forconi mbrojtjen
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka deklaruar se Kina përbën një kërcënim real dhe të menjëhershëm për Tajvanin, duke paralajmëruar për pasoja të rënda nëse Pekini tenton ta pushtojë ishullin vetëqeverisës. Gjatë fjalimit të tij në Dialogun Shangri-La, një samit i nivelit të lartë për sigurinë në Azi, Hegseth u bëri thirrje vendeve të rajonit që të rrisin investimet në mbrojtje dhe të bashkëpunojnë ngushtë me Shtetet e Bashkuara për të garantuar paqen dhe stabilitetin në Indo-Paqësor. “Kërcënimi që paraqet Kina është real. Dhe mund të jetë i afërt. Ne nuk kërkojmë konflikt, por nuk do të largohemi nga ky rajon jetik, dhe nuk do të lejojmë që miqtë tanë të frikësohen”, u shpreh Hegseth. Ai paralajmëroi se Kina është duke u përgatitur në...