Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
SHBA kufizon vizat për zyrtarët e huaj: Kanë gjobitur dhe intimiduar amerikanët
👁5977
Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, njoftoi vendosjen e kufizimeve të reja për viza nga administrata Trump ndaj autoriteteve të huaja që, sipas tij, janë “bashkëfajtorë” në censurimin e amerikanëve. “Për shumë kohë, amerikanët janë gjobitur, ngacmuar dhe madje janë ndjekur penalisht nga autoritete të huaja për ushtrimin e të drejtës së tyre për lirinë e shprehjes,” shkroi Rubio në platformën X. “Sot, po shpall një politikë të re kufizimi vizash që do të zbatohet ndaj zyrtarëve dhe personave të huaj që janë bashkëfajtorë në censurimin e amerikanëve. Liria e shprehjes është thelbësore për mënyrën e jetesës amerikane – një e drejtë...