SHBA-ja do të zvogëlojë bazat ushtarake në Siri

SHBA-ja do të zvogëlojë bazat ushtarake në Siri

SHBA-ja do ta zvogëlojë praninë e saj ushtarake në Siri duke i reduktuar bazat nga tetë në një, dhe politikat e SHBA-së do të ndryshojnë në vend “sepse asnjëra prej tyre nuk ka funksionuar” gjatë shekullit të kaluar, ka bërë të ditur i dërguari i ri special i SHBA-së. Thomas Barrack, të cilin presidenti amerikan, Donald Trump e ka emëruar të dërguar special muajin e kaluar, menjëherë pasi ai hoqi papritur sanksionet e SHBA-së ndaj Sirisë, i ka bërë komentet në një intervistë me transmetuesin turk NTV vonë të hënën. Ushtria amerikane ka rreth 2,000 trupa në Siri, kryesisht në verilindje. Ato po punojnë me forcat lokale për të parandaluar një ringjallje të Shtetit Islamik, i cili në vitin 2014 pushtoi pjesë të mëdha të...