Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
SHBA-ja dhe Irani zhvillojnë rundin e tretë të bisedimeve në Oman
👁8804
Irani dhe Shtetet e Bashkuara u takuan në Oman më 26 prill për rundin e tretë të bisedimeve mbi programin bërthamor të Teheranit, i cili po rritet me shpejtësi. Rundi i katërt është i caktuar për më 3 maj, ndërsa vendi se ku do të mbahet nuk dihet ende. Bisedimet zgjatën disa orë në Muskat, thanë ndërmjetësuesit omanë për seancat indirekte mes ministrit të Jashtëm të Iranit, Abbas Araqchi, dhe Steve Witkoff, të dërguarit të posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Lindjen e Mesme. “Bisedimet u zhvilluan shumë seriozisht dhe profesionalisht. Kemi optimizëm të kujdesshëm”, tha Araqchi pa dhënë hollësi...