SHBA-ja dhe Irani pajtohen për t’u takuar prapë, pas bisedimeve “konstruktive” në Oman

SHBA-ja dhe Irani pajtohen për t’u takuar prapë, pas bisedimeve “konstruktive” në Oman

Negociatorët iranianë dhe amerikanë janë pajtuar për një rund të dytë bisedimesh të nivelit të lartë mbi programet bërthamore të Teheranit javën e ardhshme, pas një takimi më 12 prill që zgjati më shumë se dy orë, i cili u cilësua nga të dyja palët si “pozitiv” dhe “konstruktiv”. “Bisedimet ishin shumë pozitive dhe konstruktive”, tha Shtëpia e Bardhë pas takimit në kryeqytetin e Omanit, Muskat. Ajo deklaroi se i dërguari i posaçëm i SHBA-së, Steven Witkoff, theksoi “se kishte marrë udhëzime nga presidenti [Donald] Trump për t’i zgjidhur dallimet mes dy kombeve tona përmes dialogut dhe diplomacisë, nëse është...
Burimi: Vizionplus.tv