SHBA-ja dëshiron që Irani të heqë dorë krejtësisht nga armët bërthamore

SHBA-ja dëshiron që Irani të heqë dorë krejtësisht nga armët bërthamore

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se dëshiron një “përfundim të vërtetë” të problemit bërthamor me Iranin, duke theksuar se do që Irani “të heqë dorë krejtësisht” nga armët bërthamore. Këto deklarata Trump i bëri për gazetarët në aeroplanin presidencial amerikan, gjatë kthimit në Uashington pas pjesëmarrjes në samitin e Grupit të Shtatë shteteve më të industrializuara (G7), që u mbajt në Kanada. “Të heqin dorë krejtësisht”, tha Trump për gazetarët më 17 qershor. “Irani nuk mund të ketë një armë bërthamore, është kaq e thjesht”. Që nga e premtja, Izraeli dhe Irani po sulmojnë vazhdimisht njëri-tjetrin, pasi...
Burimi: Vizionplus.tv