SHBA bllokon dërgesa karburanti me vlerë 3 mln dollarë drejt Kubës, zgjeron embargon energjetike

SHBA bllokon dërgesa karburanti me vlerë 3 mln dollarë drejt Kubës, zgjeron embargon energjetike

Shtetet e Bashkuara kanë bllokuar 90 dërgesa biodizeli me destinacion Kubën, me një vlerë totale prej afro 3 milionë dollarësh, duke zgjeruar bllokadën ndaj furnizimeve me naftë të udhëhequr nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare (DHS). Masa synon të ndërpresë furnizimin me karburant të trafikuar në mënyrë të paligjshme drejt sektorit energjetik të Kubës, i cili po përballet me një krizë të thellë. Hetimet e Sigurisë Kombëtare (HSI), Doganat dhe Mbrojtja Kufitare e SHBA-së (CBP) si dhe Byroja e Industrisë dhe Sigurisë pranë Departamentit të Tregtisë thanë se dërgesat ishin të destinuara për ENETEC S.A., një kompani kubaneze e tregtimit të karburanteve me seli në Havana, e sanksionuar nga SHBA që prej korrikut. Sipas DHS-së, agjencitë federale zbuluan disa javë më parë informacione që tregonin se...