SHBA akuzon Rusinë për afrim në mënyrë të rrezikshme të satelitit ushtarak
Zyrtarët amerikanë akuzuan publikisht Rusinë se ka kërcënuar një satelit komercial, që operohet nga Finlanda dhe i cili ofron imazhe dhe informacione të inteligjencës për Ukrainën dhe vende të tjera, duke e cilësuar këtë veprim si “qëllimisht të pamatur”. Në përgjigje të akuzave, të bëra gjatë një debati në Kombet e Bashkuara më 21 tetor, Rusia i cilësoi në përgjithësi pretendimet amerikane si “absurde” dhe e akuzoi Uashingtonin për “ambiciet e veta agresive ushtarake në hapësirë”. Shkëmbimi i akuzave ndodhi disa ditë pasi një satelit ushtarak rus, i njohur si Kosmos-2612, iu afrua “në mënyrë të rrezikshme” satelitit ICEYE-X36, i cili është i regjistruar në Shtetet e Bashkuara dhe operohet nga kompania finlandeze ICEYE. Sateliti rus u afrua “jashtëzakonisht shumë” – sipas disa vlerësimeve deri...
Burimi:
javanews.al