“Shame and Money”, vepra më e re e Visar Morinës vjen në Tirana International Film Festival
Një nga filmat shqip më të vlerësuar të kinemasë evropiane të këtij viti, por po aq edhe kandidat në Oscar vjen përballë publikut shqiptar, me një histori që flet për dinjitetin, varfërinë, familjen dhe çmimin njerëzor të mbijetesës. Tirana International Film Festival, që do të zhvillohet nga data 21 deri më 27 shtator, do të përcjellë në Tiranë “Shame and Money”, filmin më të ri të regjisorit Visar Morina, një prej emrave më të rëndësishëm të kinemasë bashkëkohore shqiptare nga Kosova, por që këtë herë vjen edhe vetë së bashku me produktin artistik. Filmi, i cili pati premierën botërore në Sundance Film Festival 2026, u largua nga një prej festivaleve më prestigjioze të filmit në botë me një prej çmimeve kryesore: Grand Jury Prize në...
Burimi:
kultplus.com