‘Shame and Money’ triumfon në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Tetovë, fiton katër çmime

‘Shame and Money’ triumfon në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Tetovë, fiton katër çmime

22 September, 2026 - 23:19 Filmi “Shame and Money” ka shënuar një sukses të rëndësishëm në edicionin e 15-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Tetovë (TIFF ODA), duke u vlerësuar me plot katër çmime, përcjell KultPlus. Sipas njoftimit të publikuar pas ceremonisë së ndarjes së çmimeve, filmi është shpërblyer në kategoritë Filmi më i mirë, Skenari më i mirë, Aktorja më e mirë dhe Aktori më i mirë. Çmimin për Aktoren më të mirë e ka marrë aktorja Flonja Kodheli, ndërsa Astrit Kabashi është vlerësuar me çmimin për Aktorin më të mirë. Krahas vlerësimeve për interpretimet aktoriale, “Shame and Money” ka triumfuar edhe në dy prej kategorive kryesore të festivalit, atë të Skenarit më të mirë dhe Filmit më të mirë. Katër çmimet e...