Shalsi sërish në qendër të akuzave, PD kërkon penalizim nga KQZ: Përdori burime shtetërore në fushatë

Shalsi sërish në qendër të akuzave, PD kërkon penalizim nga KQZ: Përdori burime shtetërore në fushatë

Partia Demokratike i kërkon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të nisi hetim administrativ dhe të gjobisë deputetin socialist Eduard Shalsi, njëkohësisht kreu politik i subjektit të tij për qarkun e Kukësit në zgjedhjet e 11 majit. Gazetarja Esiona Konomi, informon se ky denoncim dhe kërkesë është dorëzuar në KQZ nga përfaqësuesi ligjor i PD-ADSHM, Marash Logu dhe është bërë për shkak se pretendohet që ligjvënësi ka shkelur Nenin 91 të Kodit Zgjedhor, për përdorim të burimeve shtetërore. Në këtë kërkesë 5 faqëshe, ndodhet si provë e pretenduar edhe shkrimi i medias së familjes së Berishës, mbi bazën e të cilit u bë denoncimi...
Burimi: Sot.com.al