Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Sfidë spektakolare në Ferma VIP, fermerët mes zjarrit për fitoren, kush doli në televotim
👁8890
Mbrëmja e sotme në “Ferma VIP” ishte e mbushur me emocione dhe surpriza. Sipas formulës së përcaktuar nga Agai, kryefermerja e javës, Ester, pati privilegjin të zgjedhë dy konkurrentë për sfidën e radhës. Ajo vendosi që përballja të zhvillohej mes Big Bastës dhe Anduelit. Në vijim të rregullave të reja, secili prej tyre duhej të zgjidhte një partner për kundërshtarin. Big Basta zgjodhi që në krah të Anduelit të ishte Frederik Ndoci, ndërsa Andueli vendosi që Erandi të bashkohej me Big Bastën. Kështu, sfida u zhvillua mes dy çifteve: Big Basta dhe Erandi kundër Anduelit dhe Frederikut. Gara ishte sfiduese...