Sfida me Serbinë, tifozët kuqezinj “nxehin lojën”, djegin flamurin serb

Sfida me Serbinë, tifozët kuqezinj “nxehin lojën”, djegin flamurin serb

Simbolet kuqezi kanë pushtuar rrugët e Tiranës ditën e sotme, pak orë para ndeshjes mes kombëtares tonë dhe Serbisë. Ndërkohë ka nisur grumbullimi i tifozëve shqiptarë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për tu bërë gati për sfidën e mbrëmjes në orën 20:45 në “Air Albania” mes Shqipërisë dhe Serbisë, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Situata paraqitet e qertë me përjashtim të disa rasteve sporadike, ku disa tifozë kanë shqiptarë kanë djegur flamurin serb. Kujtojmë gjithashtu që për këtë ndeshje disa tifo-grupe të kombëtares shqiptare kanë dalë kundër FSHF sa i përket shitjes së biletave.
Burimi: Vizionplus.tv