Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Sezoni turistik/ Policia në gatishmëri për garantimin e qetësisë publike në Shëngjin
Teksa jemi në kulmin e sezonit turistik Policia është në gatishmëri në 24-/7 për garantimin e qetësisë publike në zonën bregdetare të Shëngjinit. Disa nga pikat kryesore ku janë përqendruar uniformat blu janë parandalimi i incidenteve dhe ngjarjeve kriminale, respektimi i rregullave të qarkullimit dhe matja e nivelit të zhurmës në ambientet e shërbimit me qëllim parandalimin e ndotjes akustike dhe ruajtjen e qetësisë në zonat publike. Njoftimi i policisë: Për zbatimin e planit të posaçëm të masave të Policisë së Shtetit, janë angazhuar: Patrulla e Përgjithshme, Forca e Posaçme “Shqiponja”, Forca e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSh), Policia Rrugore, si dhe efektivë që patrullojnë me biçikleta. Puna e Policisë është përqendruar në: menaxhimin e shpejtë dhe efikas, të çdo informacioni të siguruar në rrugë operative, çdo...