Sezoni turistik/Ngrihet task-forca ndërinstitucionale mes disa drejtorive në Shkodër

Sezoni turistik/Ngrihet task-forca ndërinstitucionale mes disa drejtorive në Shkodër

Në Bashkinë Shkodër është ngritur një task-forcë ndërinstitucionale mes disa drejtorive, me fokus mbarëvajtjen e sezonit turistik. Gazetarja e Klan News, Emi Kalaja, bën të ditur se janë marrë masa për menaxhimin e hapësirave publike, hapësirave të gjelbra, zonës pedonale dhe për ofrimin e një shërbimi sa më cilësor për çdo pushues që zgjedh Velipojën për pushimet verore. Kujtojmë se Velipoja është një ndër destinacionet më të frekuentuara të veriut të Shqipërisë gjatë sezonit veror. Tashmë me përfundimin e rrugës Shëngjin-Velipojë pritet që interesi i turistëve për këtë zonë të rritet akoma më shumë./tvklan
Burimi: Opinion.al