Sesko arrin marrëveshje me Manchester United

Sesko arrin marrëveshje me Manchester United

Sulmuesi i RB Leipzig, Benjamin Sesko, thuhet se ka rënë dakord plotësisht për kushtet personale me Manchester United. Sipas gazetarit Fabrizio Romanos, Sesko është pajtuar plotësisht për kushtet personale me Unitedin, për një kontratë në fuqi deri në qershor të vitit 2030. Sulmuesi 22-vjeçar e ka bërë të qartë se e sheh të ardhmen e tij në “Old Trafford”, duke treguar një angazhim të fortë për këtë transferim. Pavarësisht interesit nga klube të tjera, Sesko nuk i mori kurrë në konsideratë seriozisht ofertat alternative, duke e bërë Unitedin prioritetin e tij të qartë. Aktualisht klubi anglez dhe RB Leipzig po vazhdojnë bisedimet për të finalizuar marrëveshjen, ndërsa besimi rreth mbylljes së këtij operacioni është në rritje të vazhdueshme. “Djajtë e Kuq” e shohin Seskon si...