Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Serwer: Riorganizimi i DASH e heq fokusin nga dialogu Kosovë-Serbi
👁8640
Daniel Serwer, profesor universitar i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe njohës i dalluar i zhvillimeve politike në rajon, ka shprehur skepticizmin e tij rreth pritjeve se riorganizimi i Departamentit amerikan të Shtetit do të sjellë ngritje të nivelit të përfshirjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në procesin e dialogut Kosovë-Serbi. Ai ka theksuar se ndryshimet që janë paralajmëruar mund të rezultojnë në ulje të fokusit ndaj Ballkanit Perëndimor, dhe jo ripërtëritje të angazhimit amerikan ndaj rajonit. “Mua më duket sikur do të ketë më pak staf për Ballkanin, jo diçka më tepër. Kjo sugjeron zvogëlim të vëmendjes ndaj dialogut, asgjë më...