Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
SERIE A/ Fiorentina rinovon me trajnerin Paladino
👁13227
Fiorentina ka rinovuar kontratën me Rafaele Paladinon. Trajneri italian e ka nënshkruar kontratën e re të vlefshme deri në vitin 2027. “Fiorentina njofton se ka aktivizuar opsionin për zgjatjen e kontratës së Paladinos deri në vitin 2027”, shkruhet në njoftimin e klubit. Pasi kanë humbur 2 me 1 ndaj Real Betis në Ligën e Konferencës, nesër do të kërkohet përmbysja për të shkuar në finale. Në kampionat janë 4 pikë zonës së Europës ku konkretisht mbetet e hapur mundësia për Champions. 41-vjeçari u afrua në verën e kaluar te Fiorentina. Kontrata e mëparshme kishte vlerë edhe për një sezon tjetër.