Serbia, mungesë e rëndësishme për ndeshjen ndaj Shqipërisë

Serbia, mungesë e rëndësishme për ndeshjen ndaj Shqipërisë

Serbia sfidon Shqipërinë me 7 qershor, në takimin që shkon për llogari të kualifikueseve të Kupës së Botës. Predrag Rajkovic, portieri i parë i ekipit serb do të jetë mungesa e madhe për kundërshtarët e kuqezinjve. Rajkovic është i dëmtuar dhe nuk do të mund të luajë në “Arenën Kombëtare”.Në këto kushte, trajneri Stojkovic duhet të kërkojë për zgjidhje të tjera. Sa i përket situatës në grup, tekniku do të shikojë nga afër gjendjen e lojtarëve, ndërsa në ditët e para të stërvitjes do provojë skema të ndryshme.
Burimi: Argjiroja.net