Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Serbët hedhin kova me pleh jashtë zyrave të partisë së Vuçiç, protestat vijojnë në gjithë vendin
Protestuesit serbë kanë vijuar me revoltën dhe protestën e tyre ndërsa kësaj herë kanë vënë në shënjestër zyrat e Partisë Progresive Serbe, SNS në Vozhdovac të Beogradit. Nga pamjet e publikuara në zyrat e SNS janë hedhur kova me pleh. Plehu ishte shpërndarë përpara hyrjes së ndërtesës dhe muret e xhamat e zyrës. Ky veprim vjen një ditë pasi zyrat e SNS në Novi Sad u ballafaquan me një tjetër revoltë nga qytetarët. Pas vendimit të të ndërmarrjes komunale Cistoca për të hequr kontejnerët e mbeturinave, banorët vendosën t’i hidhnin mbeturinat aty ku mendonin se u përkisnin pikërisht para zyrave...