Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Serbët bllokojnë rrugën drejt kufirit në Merdare
Autoritetet serbe kanë bllokuar pikë kalimin kufitar në Merdare nga ana e Serbisë, që nga ora 18:00, ku edhe është pamundësuar kalimi i lirë. Me qëllim të evitimit të kësaj rruge dhe pengesave në rrugë që çojnë në PKK Merdare, Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka inkurajuar udhëtarët që të shfrytëzojnë PKK tjera, deri në njoftimin tjetër, shkruan KosovaPress. Ju falënderojmë për bashkëpunim. Për më shumë informata, qytetarët mund të kontaktojnë në këta numra: 045 198 000. 045 198 606. 0800 500 95 (numër pa pagesë)”, thuhet në njoftim.