Senatori demokrat i Miçiganit: Autoritetet të shmangin agresionin ndaj protestuesve paqësorë

Senatori demokrat i Miçiganit: Autoritetet të shmangin agresionin ndaj protestuesve paqësorë

Senatori amerikan Gary Peters i bën thirrje autoriteteve që të shmangin përdorimin e forcës ndaj protestuesve paqësorë dhe të gjitha palëve të punojnë për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës. Peters shprehet se është thellësisht i shqetësuar për zhvillimet e fundit në vend, ndërsa thekson se shqiptarët meritojnë një qeveri që respekton të drejtat themelore dhe shtetin e së drejtës. “Jam thellësisht i shqetësuar për situatën në përshkallëzim në Shqipëri. Autoritetet vendore duhet të përmbahen nga agresioni ndaj protestuesve paqësorë, ndërsa të gjithë ata që ndodhen në terren duhet të punojnë për uljen e tensioneve dhe parandalimin e dhunës së mëtejshme”, shkruan senatori amerikan. Në postimin e tij, Peters thekson gjithashtu se Miçigani ka një komunitet të madh dhe aktiv shqiptaro-amerikan, për të cilin...