​Sëmundja e “punëtorëve të krahut” përhapet në Myzeqe

​Sëmundja e “punëtorëve të krahut” përhapet në Myzeqe

Puna e rëndë fizike, por edhe profesione që kërkojnë lëvizje të vazhdueshme e të përsëritura të krahëve, po kthehen në shqetësim për shëndetin e banorëve të Myzeqesë që merren me bujqësi. Këto sforcime që lidhen me tendinopatinë po bëjnë që shumë qytetarë të kërkojnë ndihmën te mjeku reumatolog, ku përfshihen edhe profesione të tjera si të parukierëve apo dhe dentistët. Mjekët reumatologë ngrenë alarmin për një gabim shumë të shpeshtë që bëjnë pacientët, nisjen e fizioterapisë pa pasur më parë një diagnozë të saktë mjekësore. Sipas specialistëve, hapi i parë duhet të jetë gjithmonë vizita te mjeku përkatës për të përcaktuar saktësisht shkakun e dhimbjes.