Seminari Ndërkombëtar i Trajnerëve të Portierëve/ Eksperienca e AC Milan vjen në Shqipëri, Luigi Ragno i ftuar special i FSHF-së
Federata e Futbollit do të organizojë më 23 nëntor 2026 edicionin e katërt të Seminarit Ndërkombëtar për Trajnerët e Portierëve, një aktivitet që synon zhvillimin profesional dhe shkëmbimin e përvojave mes specialistëve të kësaj fushe. I ftuar special i këtij edicioni do të jetë Luigi Ragno, specialist italian me mbi 15 vite eksperiencë në strukturat e klubit të njohur AC Milan. Ai do të ndajë njohuritë dhe përvojën e tij në përgatitjen dhe zhvillimin e portierëve, duke sjellë në vëmendje edhe metodologjitë e aplikuara në futbollin europian. Seminari do të zhvillohet në datën 23 nëntor, nga ora 10:00 deri në 15:00, dhe do të jetë i hapur për të gjithë trajnerët e portierëve, në çdo nivel, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i...
Burimi:
sportekspres.com