Selanik/ Arrestohet 26-vjeçari shqiptar, i kërkuar për ngjarjen e vitit 2020!

Selanik/ Arrestohet 26-vjeçari shqiptar, i kërkuar për ngjarjen e vitit 2020!

Policia e Shtetit ka njoftuar arrestimin në Greqi të një 26-vjeçari shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar. I riu, me inicialet R. T., i lindur në Korçë, është ndaluar në Selanik me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë. Sipas autoriteteve, në vitin 2021, Gjykata e Korçës kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim. Nga hetimet dyshohet se ngjarja ka ndodhur në vitin 2020 në Selanik, ku 26-vjeçari, së bashku me dy persona të tjerë, kanë dhunuar fillimisht një shtetas shqiptar me inicialet S. D. dhe më pas e kanë goditur me mjete prerëse, duke i shkaktuar vdekjen. Rasti është denoncuar në Korçë nga familjarët e viktimës, ndërsa hetimet janë zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet greke....