Sekuestrohet vila në Palasë e Belinda Ballukut, përdori Igli Taren si ‘prestanome’
Prokuroria e Posaçme SPAK ka sekuestruar një tjetër vilë që ish zv/kryeministrja e Edi Ramës, Belinda Balluku e ka përfituar nga veprimet korruptive duke favorizuar kompani në prokurorimet e tenderave. Bëhet fjalë për vilën, me sipërfaqe 478 m2 truall dhe 142.6 m2 ndërtesë në Nukli 27”, në Palasë. Vila përbëhet nga sipërfaqe kati përdhe 142.6m2, sipërfaqe kati i parë 128.6m2, sipërfaqe nën parkim1 20.1m2, sipërfaqe nën parkim2 40.2m2) Për të fshehur përfitimin e krijuar si produkt i veprës penale të korrupsionit, Balluku ka përdorur sërish bashkëpunëtorin e saj, ish futbollistin, Igli Tare. "Për të fshehur këtë pasuri të padeklaruar, e pandehura Belinda Balluku ka përdorur shtetasin Igli Tare, duke kryer veprime fiktive nëpërmjet kontratës së sipëmarrjes, datë 26.10.2020, nëshumën 250,000 Euro, vlerë që përfshinte investimin deri...
Burimi:
syri.net